Putin e krahason veten me Pjetrin e Madh: Na takon ne që të forcojmë vendin, t’i kthejmë Rusisë atë që është e saj

Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë homazhe, Pjetrit të Madh në 350 vjetorin e lindjes së tij, duke tërhequr një paralele midis asaj që ai portretizoi si kërkimet e tyre historike binjake për të rifituar tokat ruse.

“Pjetri i Madh zhvilloi luftën e madhe veriore për 21 vjet. Duket se ai ishte në luftë me Suedinë, ai i ktheu atë që ishte Rusisë”, ka thënë Putin pas një vizite kushtuar carit.

Gjithashtu ai krahasoi fushatën e Pjetrit me veprimet aktuale ushtarake të Rusisë.

“Me sa dihet edhe ne na ra që të kthejmë atë që është e Rusisë dhe të forcojmë vendin. Nisur nga fakti se këto vlera përbëjnë bazën e ekzistencës tonë, sigurisht që do të ketë sukses në zgjidhjen e detyrave tona”, ka thënë në tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.