‘’Putin është vrasës’’, mediat e huaja: Pas deklaratave të Biden, Rusia thërret në Moskë për konsultime ambasadorin në SHBA

RUSIA

Deklaratat e Biden duket se kanë ‘tronditur’ Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putin. Menjëherë në Moskë është thirrur ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov për konsultime.

Në takim do të diskutohet dhe analizohet konteksti i lidhjeve SHBA-Rusi.

Pasi zbulimi amerikan nxori se Rusia kishte tentuar të ndërhynte në fushatën presidenciale, Biden kërcënoi Putinin se do e paguante çmimin, teksa mendoi se Presidenti rus ishte një vrasës.

Gjatë administratës Trump, marrëdhëniet SHBA-Rusi patën një valë qetësie, por paralajmërimet e Biden duket se kanë alarmuar Kremlinin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *