Putin fajëson Perëndimin për tensionet në Europë

18:47 21/12/2021

Presidenti rus deklaroi se do të ndërmarrë masa në përgjigje të veprimeve armiqësore

Presidenti rus Vladimir Putin ka fajësuar Perëndimin për përshkallëzimin e tensioneve në Europë.

Duke folur me zyrtarë të lartë ushtarakë, Putin deklaroi se Rusia do t’i përgjigjet “në mënyrë adekuate” çdo agresioni perëndimor dhe se do ta zhvillonte ushtrinë më tej.

Pse e zgjeruan NATO-n dhe hoqën dorë nga traktatet e mbrojtjes raketore? Ata janë fajtorë për atë që po ndodh tani, për tensionet në rritje në Europë“, u shpreh ai. Presidenti rus theksoi se propozimet e Kremlinit drejtuar NATO-s që Ukraina të mos anëtarësohet në Aleancë nuk janë “një ultimatum“, por Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj duhet të kuptojnë se Rusia “nuk ka ku të tërhiqet më tej“. Putin për javë të tëra ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Aleancën Veri-Atlantike se kanë nxitur rritjen e tensioneve në afërsi të kufijve të Rusisë, por këto janë deklaratat e para që lënë të kuptohet për një konflikt të mundshëm.

Kreu i Kremlinit tha se shpresonte për bisedime konstruktive me Uashingtonin dhe Brukselin mbi kërkesat e Rusisë për garancitë e sigurisë pasi kishte shenja se Perëndimi është i gatshëm për të punuar  për këtë çështje. Putin theksoi se konfliktet e armatosura nuk janë dicka që Rusia do ta dëshironte.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur alarmin se Moska mund të jetë duke u përgatitur një sulm në Ukrainë dhe e ka paralajmëruar Putinin se në rast se do të ndodhë një gjë e tillë, Moska do të përballet me sanksione të paprecedenta.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.