Putin falenderon forcat speciale: Po plotësojnë me heroizëm detyrat ushtarake në Ukrainë

putin falenderon forcat speciale po plotesojne me heroizem detyrat ushtarake ne ukraine
putin falenderon forcat speciale po plotesojne me heroizem detyrat ushtarake ne ukraine

11:04 27/02/2022

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka falenderuar të gjitha forcat speciale të vendit duke theksuar se ata janë “duke plotësuar me heroizëm detyrat e tyre ushtarake” në Ukrainë.

Në një fjalim Putin përshëndeti shërbimin e tyre në emër të popullit të Rusisë. Putin tha se ushtarët janë ngarkuar të ofrojnë ndihmë në “Republikën Popullore të Donbasit” duke iu referuar dy zonave rebele në lindje të Ukrainës e që Rusia i njohu si shtete të pavarura para pushtimit.

“Dua të falenderoj komandën, personelin e forcave operacionale speciale, veteranët e njësive të forcave speciale për besnikërinë ndaj betimit, për shërbimin e jashtëzakonshëm në emër të popullit të Rusisë dhe mëmëdheut tonë”, tha Putin.

Ai e përfundoi mesazhin e tij duke thënë: Ju uroj fat, sukses dhe gjithë të mirat juve dhe të dashurve tuaj.

Fjalimi u bë me rastin e ditës së forcave speciale ruse, që mbahet çdo 27 Shkurt prej 2015./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts