“Putin, i paaftë që të mposhtë ushtrinë ukrainase”

20:50 11/03/2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, thotë se 1582 civilë janë vrarë në qytetin Mariupol gjatë 12 ditëve bombardime nga Rusia.

Ai e konsideron atë si katastrofën më të keqe humanitare në planet.

I paaftë për të mposhtur ushtrinë ukrainase, Putin bombardon të paarmatosurit dhe bllokon ndihmën humanitare. Kemi nevojë për avionë që të ndalojmë krimet ruse”, ka shkruar në Twitter ministri i Jashtëm ukrainas.

Ndërsa sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, qyteti port Mariupol është aktualisht i rrethuar tërësisht.

Ukraina ka bërë vazhdimisht kërkesa që NATO të mbyllë hapësirën ajrore të saj, në mënyrë që avionët dhe helikopterët rusë mos të kalojnë mbi Ukrainë.

Por Perëndimi e ka refuzuar për shkak se kjo do të thotë që të hyjnë në luftë të drejtpërdrejt me Rusinë.  /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.