Putin i shpëtoi atentatit?

21:30 23/05/2022

Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se i ka shpëtuar një përpjekjeje për ta vrarë, sipas një zyrtari të lartë ukrainas të sigurisë. Në një intervistë për mediat vendase, Kyrylo Budanov, kreu i drejtorisë kryesore të inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, tha se përpjekja për ta vrarë Putin u bë pas ofensivës ndaj Ukrainës në Shkurt.

Sipas zyrtarit ukrainas, lideri rus u sulmua nga përfaqësues të rajonit të Kaukazit, i cili ndodhet midis Detit të Zi dhe Detit Kaspik. Sidoqoftë, asnjë provë nuk është paraqitur deri më tani, për këto pretendime.

“Pati një përpjekje për të vrarë Putinin. Ai madje u sulmua, thuhet, nga përfaqësues të Kaukazit, jo shumë kohë më parë. Ky është një informacion jo publik, ka qenë një përpjekje absolutisht e pasuksesshme, por ka ndodhur realisht, ka qenë rreth dy muaj më parë. E përsëris, kjo tentativë ka qenë e pasuksesshme. Nuk ka pasur asnjë publicitet për këtë ngjarje, por ka ndodhur”, tha Budanov./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.