
00:04 02/03/2022
Presidenti Joe Biden pritet t’i drejtohet pas disa orësh kombit amerikan. Një hapësirë të madhe në fjalën e tij, sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, do të zejë pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
“Gjatë historisë tonë kemi marrë këtë leksion: kur diktatorët nuk paguajnë një çmim për agresionin e tyre, ata shkaktojnë më shumë kaos. Ata vijojnë të lëvizin. Dhe çmimet e kërcënimet ndaj Amerikës dhe botës vijojnë të rriten”, pritet të thotë Biden, sipas një fragmenti të fjalës së tij të publikuar nga Shtëpia e Bardhë dhe të përcjellë nga britanikja Sky News.
Biden do të thotë gjithashtu se Putin i shmangu përpjekjet për të parandaluar luftën.
“Lufta e Putin ishte e paramenduar dhe e paprovokuar. Ai refuzoi përpjekjet me diplomaci. Ai mendoi se Perëndimi dhe NATO nuk do të kundërpërgjigjeshin. Dhe ai mendoi se mund të na përçante këtu në shtëpinë tonë”.
“Putin ishte gabim. Ne ishim gati”.
Fjalimi i Biden do të mbahet në orën 09:00 me orën lokale nga Kapitol në Washingon./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al