Putin: Jemi gati të ndihmojmë Evropën përballë krizës energjetike

22:30 13/10/2021

Presidenti rus ka akuzuar Evropën se nuk ka rimbushur rezervat e gazit gjatë verës

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar vendi i tij nuk po përdor energjinë si armë kundër Evropës dhe se Rusia është e gatshme të ndihmojë rajonin përballë krizës energjetike.

 “Ne nuk po përdorim asnjë armë. Edhe gjatë momenteve  më të vështira të Luftës së Ftohtë Rusia rregullisht ka përmbushur detyrimet e saj kontraktuale dhe ka furnizuar  Evropën me gaz”, është shprehur Putin.

Putini  i quajti akuzat e drejtuara ndaj tij si të motivuara politikisht dhe madje ai shtoi se vendi i tij po zgjeronte furnizimet e saj me gaz në Evropë.

Presidenti rus tha se Evropa nuk duhet të merret me gjetjen e fajtorit por ta drejtonte gishtin te vetja pasi vendet evropiane nuk kanë bërë sa duhet për të rimbushur rezervat e gazit gjatë verës.

Çmimet më të larta të gazit në Evropë janë pasojë e një deficiti të energjisë dhe jo anasjelltas dhe kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të merremi me zhvendosjen e fajit, kjo është ajo që partnerët tanë po përpiqen të bëjnë”, është shprehur ai.

Javën e kaluar, Putini deklaroi se do të rrisë furnizimet me gaz në rajon, një veprim që ndihmoi në stabilizimin e çmimeve. Megjithatë, kritikët e Kremlinit thonë se Rusia  qëllimisht nuk e ka furnizuar me gaz tregun për të prodhuar krizën në mënyrë që të theksonte dhe nënvizonte varësinë e Evropës nga furnizimet e saj.

Ekspertët besojnë se Rusia ka kufizuar furnizimet me gaz në Evropë për ti bërë presion Gjermaninë për të përshpejtuar certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2 tashmë i përfunduar i cili do të rrisë furnizimin me gaz në Evropë përmes Detit Baltik.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *