Putin jep të parën intervistë për një gazetar perëndimor: Nuk e sulmojmë Poloninë nëse nuk na sulmon e para

putin jep te paren interviste per nje gazetar perendimor nuk e sulmojme polonine nese nuk na sulmon e para

[embedded content][embedded content]

15:58 09/02/2024

Teksa po bëhen 2 vite nga nisja e sulmit rus në Ukrainë dhe që prej atëherë, asnjë gazetar perëndimor nuk kishte zhvilluar një intervistë me presidentin e Rusisë së mbërthyer nga sanksionet e perëndimit këtë tabu e theu Tucker Carlson. I ndodhur prej disa ditësh në Moskë, ish-gazetari i Fox Neës e transmetoi mbrëmjen e të Enjtes intervistën që realizoi me shefin e Kremlinit në portalin e tij personal online tuckercarlson.com dhe përmes tij në televizionet ruse.

Një nga pyetjet më me interes kishte të bënte me frikën që është përhapur mes vendeve të NATO-s se Rusia do ta kthejë konfliktin në Ukrainë në një Luftë të Tretë Botërore. Ja se si përgjigjet Putin.

Vladimir Putin: Ata po e fryjnë kërcënimin rus.

Tucker Carlson: Për kërcënimin, mendoj i referohesh një pushtimi rus të Polonisë, Letonisë. Qasje ekspansioniste. E imagjinoni dot një skenar ku ju dërgoni trupat ruse në Poloni?

Vladimir Putin: Vetëm në një rast, nëse Polonia sulmon Rusinë. Ne nuk kemi asnjë interes në Poloni, Letoni apo kudo tjetër.

Zgjerimi i NATO-s, rivendosja e komunikimit me Shtetet e Bashkuara, energjia, etj, ishin të tjera tema të prekura në këtë intervistë.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts