Putin kalon në “gatishmëri të veçantë” forcën strategjike bërthamore

15:03 27/02/2022

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë ruse që të vendosë forcat e saj bërthamore në “gatishmëri të veçantë”. Ky është niveli më i lartë i gatishmërisë i Forcës Raketore Strategjike të Rusisë.

Duke folur para zyrtarëve ushtarakë rusë, duke përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, Putin tha se vendet Perëndimore kanë marrë “veprime armiqësore” ndaj Rusisë dhe kanë imponuar “sanksione të paligjshme”. Lajmi raportohet nga BBC.

Kjo lëvizje e Putin është dënuar nga ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

“Do të thotë që Presidenti Putin po vazhdon që ta përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë totalisht të papranueshme dhe duhet të duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme”, tha ajo në një intervistë për CBS./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.