
20:43 16/06/2023
Rusia ka vendosur disa armë bërthamore në Bjellorusi. Ka qenë vetë Presidenti rus Vladimir Putin ai i cili ka konfirmuar këtë lëvizje taktike.
Gjatë fjalës që mbajti në një forum ekonomik në Shën Petersburg, Putin tha se armët bërthamore që ka zhvendosur në Bjellorusi do të përdoren vetëm nëse kërcënohet Rusia.
“Pse duhet të kërcënojmë gjithë botën? E kam thënë se përdorimi i masave ekstreme është i mundur vetëm në rast rreziku për shtetin rus”, theksoi Vladimir Putin.
Nga ana tjetër, SHBA ka deklaruar se nuk kanë asnjë indicie që Rusia po planifikon të përdorë këto armë.
Procesi për zhvendosjen e disa armëve bërthamore ruse në Bjellorusi pritet të përfundojë nga fundi i Verës, konfirmoi Putin. /tvklan.al