Putin liron të burgosurit për t’i përdorur në luftë, rusët i bashkohen Legjionit të Lirisë në Ukrainë. Mes tyre edhe…

Ndërsa persona të cilët kanë pasur një lidhje në nivel drejtues me Gazprombank, një nga bankat më të mëdha të Rusisë, që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë janë gjendur të vdekur në rrethana misterioze, The Times sjell rastin e ish-nënkryetarit të kësaj banke, i cili është duke luftuar krah ukrainasve.

Igor Volobuev është bërë pjesë e luftëtarëve të Legjioni të Lirisë për Rusinë

50-vjeçari, lindi në Ukrainë, por pjesën më të madhe të jetës e kishte jetuar në Moskë.

“Unë erdha këtu për të mbrojtur atdheun tim”, tha ai së fundmi.

Legjioni mendohet gjithashtu të jetë përgjegjës për rreth një duzinë sulmesh me zjarrvënie në qendrat e rekrutimit ushtarak në Rusi.

“Babai i një prej rekrutëve që vdiq kur Ukraina fundosi kryqëzorin rus Moskva në prill, është në rrugën drejt Ukrainës për tu bërë pjesë e Legjionit”, thanë raporte të pakonfirmuara për The Times.

Shumica e anëtarëve të legjionit e mbajnë sekret identitetin e tyre për shkak të frikës për anëtarët e familjes të cilët ndodhen në Rusi.

Legjioni përdor flamurin bardhë e blu që është miratuar nga protestuesit rusë kundër luftës. Ai është i ngjashëm me flamurin zyrtar rus, por me brezin e kuq të zëvendësuar me një të bardhë për të hequr çdo lidhje me “regjimin e përgjakshëm” në Moskë.

Legjioni për lirinë e Rusisë nuk është i vetmi grup që rekruton për fushëbetejat e Ukrainës.
Të dënuarve rusë u ofrohet liria dhe shpërblimet financiare nëse regjistrohen për të luftuar në Ukrainë me një grup famëkeq mercenar të lidhur me Kremlinin, kanë thënë të afërmit.

Të burgosurve në kampet e burgut IK-7 Yablonevka dhe IK-6 Obukhovo në Shën Petersburg u tha se do të merrnin falje të plotë dhe 200,000 rubla (2,660 £), nëse pranonin të bashkoheshin me Wagner Group, një kontraktor privat ushtarak.

Ata që regjistrohen do të vendosen në Ukrainë për gjashtë muaj, sipas një raporti nga iStories, një faqe interneti e gazetarisë investigative që është shpallur jashtë ligjit nga Kremlini.

Përfaqësuesit e Wagner udhëtuan në burgje dhe u kërkuan të burgosurve të “mbronin atdheun”. Të burgosurit do të përcilleshin në vijën e parë të frontit, ku do të futeshin drejtpërdrejt në luftime ose në punë të rrezikshme zbulimi. Ata u paralajmëruan se shanset për të mbijetuar ishin të ulëta.

Familjet e të burgosurve që humbasin gjatë luftimeve në Ukrainë do të marrin 5 milionë rubla (66,500 £) si kompensim. Njëri i tha një të afërmi: “Nëse ndodh më e keqja, do të fitosh një apartament”.

Të paktën 40 të dënuar thuhet se kanë rënë dakord për marrëveshjen. Midis 15,000 dhe 35,000 ushtarë rusë mendohet se janë vrarë që kur Presidenti Putin filloi një pushtim të Ukrainës në shkurt.

“Në fillim u tha se do të merrnin parasysh vetëm ata që kishin shërbyer ose luftuar në ushtri. Por pas disa orësh u bë e qartë se ata po vendosnin absolutisht këdo që donte të hynte në listë. Fillimisht ata thanë se vetëm 20 për qind do të ktheheshin të gjallë. Pastaj, se pothuajse askush nuk do të kthehet”, tha një i afërm.

Grupi Wagner thuhet se planifikon të zgjasë misionet e tij të rekrutimit për të përfshirë të burgosurit që shërbejnë në rajone të tjera ruse. Organizata kontrollohet në hije nga Yevgeny Prigozhin, një manjat i cili njihet si “kuzhinieri i Putinit” sepse kompanitë e tij kanë ofruar shërbime ushqimi në Kremlin.

Rusia thuhet se ka vendosur deri në 20,000 mercenarë nga Siria dhe Libia, duke përfshirë luftëtarët Wagner, në Ukrainë. Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar dy mercenarë të Wagner për vrasjen e civilëve pranë Kievit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.