Putin: Lufta për tregun e vaksinave vazhdon

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se prodhuesit po luftojnë për tregun global të vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) me vlerë prej 100 miliardë dollarësh.

Duke folur në një takim përmes video-konferencës për masat për të rritur aktivitetin e investimeve në Moskë, Putin tha se disa prodhues konkurrojnë padrejtësisht, shesin një dërgesë të vogël vaksinash me një çmim më të ulët me kusht që të jenë furnizues ekskluziv.

“Ne shohim se si sillen konkurrentët në tregun global të vaksinave me vlerë 100 miliardë dollarë. Ata vijnë, shesin një dërgesë të vogël të vaksinave të tyre me zbritje, me kusht që gjithçka tjetër të blihet vetëm nga ai prodhues”, tha Putin.

Ai po ashtu tha se pandemia COVID-19 ka ndikuar shumë në ekonominë globale, e cila ka përjetuar vitin e saj më të keq në vitin 2020 që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Viti i kaluar ka qenë më i vështiri për ekonominë globale që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ju e dini mirë këtë vetë. Sipas vlerësimeve, PBB-ja (prodhimi bruto i brendshëm) e botës për vitin 2020 u ul për 3,5 për qind”, tha ai.

Por Rusia, tha presidenti Putin, tashmë ka filluar të rimëkëmbet, shkalla e papunësisë ka shënuar rënie dhe kërkesa e brendshme është pozitive.//AA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *