
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin në lidhje me tërheqjen e vendit të tij nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur.
Sipas ligjit të botuar në Sistemin Shtetëror Informativ Ligjor bëhet e ditur se Rusia u tërhoq nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur e nënshkruar në Helsinki më 24 mars 1992.
Ligji në fjalë u nënshkrua nga presidenti Putin.
SHBA-ja më 22 nëntor 2020 njoftoi se po tërhiqeshin nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur e cila rregullon kontrollin e armëve me Rusinë.
Rusia më 15 janar njoftoi se kishte vendosur të fillonte procesin e tërheqjes nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur.
Rusia dhe SHBA-ja ishin midis 34 vendeve që nënshkruan Marrëveshjen e Qiejve të Hapur, e cila lejon fluturime të paarmatosura të zbulimit për të promovuar transparencën në aktivitetet ushtarake dhe për të lehtësuar monitorimin e kontrollit të armëve dhe marrëveshjeve të tjera.
Turqia është midis palëve në Marrëveshjen e Qiejve të Hapur, e cila ishte parashikuar si një masë për të rritur besimin dhe sigurinë në gjeografinë e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) dhe u hap për nënshkrim në vitin 1992.//AA
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al