Putin nuk dëshiron konflikt me Ukrainën

Russian President Vladimir Putin addresses an extended meeting of the Russian Defense Ministry Board at the National Defense Control Center in Moscow, Russia, Tuesday, Dec. 21, 2021. (Mikhail Tereshchenko, Sputnik, Kremlin Pool Photo via AP)

14:05 23/12/2021

Rusia hodhi poshtë akuzat e Ukrainës dhe të SHBA-së se mund të jetë duke përgatitur një pushtim të Ukrainës edhe pse në fillim të muajit dhjetra mijëra trupa ruse janë të vendosura pranë kufirit. Kremlini deklaron se ka nevojë për premtime nga perëndimi  duke përfshirë një premtim për të mos kryer aktivitet ushtarak të NATO-s në Evropën Lindore.

“Topi është në fushën e tyre, ata duhet të na përgjigjen me diçka”, tha Putin.

Ne nuk e duam luftë tha Putin në konferencën e tij vjetore për shtyp kur u pyet për mundësinë e konfliktit me Ukrainën. Putini u nervozua teksa kujtoi se si NATO e kishte “mashtruar” Rusinë me valët e njëpasnjëshme të zgjerimit që nga Lufta e Ftohtë dhe tha se Moska kishte nevojë urgjente për një përgjigje. Duhet të na jepni garanci dhe menjëherë tani iu drejtua presidenti i Rusise ne distancë zyrtarëve  të aleancës Veriatlantike.

Kreu i Kremlinit tha se Rusia kishte marrë një përgjigje fillestare përgjithësisht pozitive ndaj propozimeve të sigurisë që i dorëzoi Shteteve të Bashkuara këtë muaj dhe se negociatat do të fillonin në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.