“Putin nuk mendon që t’i japë fund luftës”

17:03 12/03/2022

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin duket se nuk ka ndërmend që t’i japë fund luftës që po zhvillon në Ukrainë.

Kështu ka deklaruar një zyrtar i Presidencës franceze për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Putin nuk duket të jetë gati që t’i japë fund luftës”, ka thënë ai, duke iu referuar bisedës telefonike mes Putin, Macron dhe Kancelarit gjerman Scholz.

Macron dhe Scholz bënë përsëri thirrje për armëpushim.

Presidenti Macron i kërkoi gjithashtu Putinit që të largojë rrethimin nga qyteti Mariupol. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com