Putin nuk tregon si do të reagonte nëse NATO refuzon kërkesat e tij

putin nuk tregon si do te reagonte nese nato refuzon kerkesat e tij
putin nuk tregon si do te reagonte nese nato refuzon kerkesat e tij

19:20 26/12/2021

Presidenti Vladimir Putin nuk ka dhënë një përgjigje të qartë se si do të reagonte Rusia nëse NATO nuk do të plotësonte kërkesat e tij për garanci të sigurisë lidhur me zgjerimin e saj drejt lindjes.

Gjatë një interviste për televizionin shtetëror rus, Putin tha se përgjigja e Rusisë do të ishte në bazë të propozimeve që do iu jepnin ekspertët ushtarakë. Presidenti tha se do të punojë që nëpërmjet negociatave të pranohen kërkesat e Rusisë mbi sigurinë.

Një javë në parë Rusia iu dorëzoi përfaqësuesve të NATO-s dhe SHBA-së një draft të marrëveshjes me të cilin kërkohej ndalimi i zgjerimit të NATO-s në lindje. Sipas Moskës, këto veprime janë rrezik serioz për sigurinë e Rusisë. Moska po ashtu kërkoi garanci që NATO-ja nuk do të pranojë Ukrainën si shtet anëtar, kërkesë kjo të cilën Aleanca ushtarake e refuzoi në të shkuarën.

Putin tha se pret rezultate të dukshme në negociatat që si do të zhvillojë në muajin janar me NATO. Raportet rreth përgatitjeve të Rusisë për një ndërhyrje të re në Ukrainë shkaktuan shqetësime në të gjitha autoritetet të sigurisë në botë.

Rusia ka mohuar akuzat për një ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, por pavarësisht kësaj, Bashkimi Evropian dhe NATO e kërcënuan Moskën me pasoja të renda në rast të ndonjë përshkallëzimi të situatës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts