
12:17 27/06/2023
Por Moska fal mercenaret e “Wagner”
Ndryshe nga Jevgeni Prigozhin, i cili tha se rebelimi i tij nuk kishte për qëllim të rrëzonte qeverinë, por vetëm kastën ushtarake të Rusisë, presidenti Vladimir Putin vlerësoi, në të parin fjalim për ngjarjen që prej së Shtunës, se objektiv i marshit të së Shtunës ishte gjakderdhja dhe përçarja e vendit.
“Organizatorët e rebelimit, duke tradhtuar vendin dhe popullin e tyre, tradhtuan ata që u joshën në krim. Dëshironin vëllavrasje njëlloj si neo-nazistët e Kievit dhe perëndimi apo tradhtarët e kombit”.
Shefi i Kremlinit sërish nuk e përmendi në emër bosin e Vagnerit. Ai konfirmoi një viktimë të rebelimit, pilotin e një helikopteri që ata goditën të Shtunën kur morën kontrollin e Rostov mbi Donit. Por pavarësisht betimeve të Putinit për ndëshkimin e tyre, zyra zbulimit të jashtëm FSB, i dha fund të gjitha hetimeve penale ndaj organizatorëve dhe mercenarëve pjesëmarrës.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se të gjitha asetet e Vagnerit të Rusi do i kalojnë ushtrisë. Ndërsa mercenarët, që Putin i konsideron patriotë mund të zgjedhin të bëhen pjesë e ushtrisë ruse, të bashkohen me familjet e tyre ose të shkojnë në Bjellorusi.
Jevgeni Prigozhin ka zgjedhur këtë të fundit, çka e dëshmon itinerari i avionit të tij që shfaqet në këtë hartë, që tregon se ai është ulur në Minsk të Bjellorusisë.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al