Putin paralajmëron pasoja të pakthyeshme për Evropën nëse ndalon naftën ruse

17:24 17/05/2022

Javët e fundit, udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së kanë pohuar se blloku po i afrohet miratimit të një pakete tjetër sanksionesh ndaj Rusisë që do të përfshinte një formë embargoje ndaj naftës ruse.

Po ashtu, Gjermania ka sinjalizuar se është e vendosur që të ndalojë përdorimin e naftës ruse deri në fund të vitit.

Këto plane, kanë nxitur një sërë reagimesh dhe paralajmërimesh nga figura të larta të Kremlinit. Gjithashtu edhe presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë jehonë deklaratave të tilla gjatë një videokonference ditën e sotme me zyrtarët.

Putin paralajmëroi se Evropa do të përballet me kostot më të larta të energjisë në botë nëse propozime të tilla bëhen realitet. Putin shtoi se mund të ketë pasoja të pakthyeshme për një pjesë të konsiderueshme të industrisë evropiane./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.