Putin paralajmëron stërvitje më 19 Shkurt

putin paralajmeron stervitje me 19 shkurt
putin paralajmeron stervitje me 19 shkurt

14:07 18/02/2022

Rusia do të testojë lëshimin e raketave balistike dhe armëve bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin do të mbikëqyrë personalisht stërvitjet e mëdha ushtarake që nisin më 19 Shkurt. Ato do të përfshijnë lëshimin e raketave balistike dhe do të testohen se sa gati janë armatimet e saj bërthamore.

Kremlini thotë se këto stërvitje janë të rregullta dhe këmbëngul se ato nuk janë një përshkallëzim i përplasjes me Ukrainën.

Aktualisht rreth 149,000 trupa ruse, avionë dhe marinarë mbajnë të rrethuar kufijtë e Ukrainës. Trupat ushtarake ruse janë mbledhur pranë kufirit ukrainas që nga muaji Nëntori, duke shkaktuar frikën e një pushtimi të shpejtë të Ukrainës për të cilën Sekretari amerikan i Shtetit Blinken tha se do të ndodhë në ditet në vijim. Blinken tha se ka raporte të sigurta nga shërbimet sekrete se Moska ka mashtruar botën me gjoja tërheqjen e trupave të saj nga kufiri me Ukrainën.

Pretendimi kryesor i Moskës është heqja dorë nga anëtarësimi i Ukrainës në NATO ndërsa pretekst për pushtimin janë të drejtat e nëpërkëmbura sipas Kremlinit të rusëve në Ukrainën lindore në zonat tashmë të pushtuara të Luhanskut e Donjeckut. Megjithatë Rusia vazhdon të mohojë se ka plane për të pushtuar Ukrainën dhe akuzon Perëndimin për histeri.

Rusia nuk merr pjesë për herë të parë që nga viti 1999 në konferencën vjetore të sigurisë në Mynih.  Ministrja e Jashtme gjerman Annalena Baerbock deklaroi se Rusia “po sfidon rendin europian të paqes” dhe po bën ultimatume që të rikujtojnë Luftën e Ftohtë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts