Putin përdor të ardhurat nga gazi dhe energjia për të financuar luftën në Ukrainë, ministri rus: Në një vit do të…

putin perdor te ardhurat nga gazi dhe energjia per te financuar luften ne ukraine ministri rus ne nje vit do te
putin perdor te ardhurat nga gazi dhe energjia per te financuar luften ne ukraine ministri rus ne nje vit do te

Ministri rus i financave ka bërë me dije sot se vend i tij do të ketë një trilion rubla shtesë në buxhetin e shtetit, si pasojë e energjisë.

Një shumë e tillë është e barazvlefshme me rreth 14.4 miliardë dollar.

Ministri ka sqaruar se një shumë e tillë do të përdoret për financuar luftën ruse në Ukrainë.

“Ne presim të marrim deri në një trilion rubla (14.4 miliardë dollarë) të ardhura shtesë nga nafta dhe gazi, sipas parashikimit që kemi zhvilluar me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, tha ministri i financave Anton Siluanov gjatë fjalimeve që u transmetuan në televizionin shtetëror rus.

Siluanov sqaroi më tej se paratë do të shpenzohen për “pagesat shtesë” për pensionistët dhe familjet me fëmijë, si dhe për të vazhduar kryerjen e një “operacioni special” në Ukrainë, duke iu referuar pushtimit të Ukrainës nga Moska.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts