Putin: Perëndimi po përgatit një pushtim në tokën tonë

putin perendimi po pergatit nje pushtim ne token tone
putin perendimi po pergatit nje pushtim ne token tone

09:54 09/05/2022

Në fjalimin me rastin e Ditës së Fitores së Rusisë, presidenti Vladimir Putin ka përshëndetur triumfin e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.

Por ai ka goditur vendet e NATO-s, duke thënë se Rusia ishte përpjekur më kot që të bënte kompromis për çështjet e sigurisë.

“Vendet e NATO-s nuk donin të na dëgjonin… kjo do të thotë se në realitet ata kishin plane krejt të ndryshme,” ka thënë lideri rus.

Putin ka akuzuar Perëndimin se “përgatitet për pushtimin e tokës ruse, duke përfshirë Krimenë” , një zonë e Ukrainës që u aneksua nga Rusia në 2014.

Ekzistonte frika se gjatë këtij fjalimi, presidenti rus mund t’i shpallte zyrtarisht luftë Ukrainës, por një gjë e tillë nuk ndodhi./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts