Putin: Perëndimi shënoi autogol duke vendosur sanksione

putin perendimi shenoi autogol duke vendosur sanksione
putin perendimi shenoi autogol duke vendosur sanksione

16:26 18/04/2022

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë që vendet perëndimore kanë shënuar autogol duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Putin tha se kjo ka çuar në një “përkeqësim të ekonomisë në Perëndim”.

Teksa ka folur për gjendjen e ekonomisë së brendshme të Rusisë, Putin tha se inflacioni po stabilizohej dhe se kërkesa me pakicë në vend ishte normalizuar.

Sjellim në vëmendje se vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Më herët, Putin u tha zyrtarëve të lartë të qeverisë se Rusia duhet të përdorë buxhetin e saj për të mbështetur ekonominë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts