
11:06 25/04/2022
Moska ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar atë francez për rizgjedhjen e tij.
Sipas një deklarate nga Kremlini, në telegramin drejtuar presidentit francez, Macron, Putin e përgëzoi për fitoren duke i uruar “sukses në veprimtaritë shtetërore, si dhe shëndet të mirë dhe mirëqenie”.
Sjellim në vëmendje se Macron mundi kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në zgjedhjet presidenciale franceze./tvklan.al