Putin përmendi armët bërthamore, ministri anglez: E bën për shpërqëndrim, edhe Britania është fuqi bërthamore

09:43 28/02/2022

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin njoftoi një ditë më parë se i ka kërkuar forcave të ushtrisë që menaxhojnë armët bërthamore, të qëndrojnë në gatishmëri të lartë.

Sipas Sekretarit britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace, ky veprim i Putin shihet si lëvizje për të shpërqëndruar vëmendjen nga Ukraina.

Shoku i tij më i mirë në këto momente duket se është Presidenti i Bjellorusisë. Ai duhet ta kuptojë se është padyshim në anën e gabuar të historisë”, thotë ai.

Sekretari britanik i Mbrojtjes u shpreh se nuk kanë vënë re ndonjë ndryshim aktiviteti përsa i përket armëve bërthamore të Rusisë.

Ai kujtoi gjithashtu se edhe Britania e Madhe është një fuqi bërthamore dhe “Putin duhet të dijë se çdo veprim që përfshin armët bërthamore ka një përgjigje të barabartë ose më të madhe nga ana e Perëndimit”.

Sipas Wallace, Mbretëria e Bashkuar nuk synon që të përshkallëzojë situatën bërthamore, por shtoi se duhet menaxhuar siç duhet. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts