Putin: Plani për të vrarë gazetarin e famshëm rus u prish

putin plani per te vrare gazetarin e famshem rus u prish
putin plani per te vrare gazetarin e famshem rus u prish

15:01 25/04/2022

Në një prononcim për mediat, presidenti rus, Vladimir Putin duket se ka akuzuar Perëndimin që sipas tij po bën përpjekje për të vrarë gazetarët rusë, duke mos dhënë asnjë provë për këtë pretendim.

Putin ka thënë se një përpjekje e tillë ndaj gazetarit rus ishte penguar nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB).

“Këtë mëngjes, Shërbimi Federal i Sigurisë ndaloi aktivitetin një grupi terrorist që planifikoi të sulmonte dhe të vriste një gazetar të famshëm televiziv rus”, tha Putin.

Më vonë, Rusia pretendoi se kishte arrestuar anëtarë të një grupi nacionalist që sipas Moskës kishin tentuar të vrisnin gazetarin pro-Putin, Vladimir Solovyev.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Moska thotë se të arrestuarit po vepronin në emër të Shërbimit Special Ukrainas./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts