Putin: Rusia e hapur për ‘dialog të sinqertë’, por…

10:16 23/02/2022

Vladimir Putin thotë se Moska vijon të jetë e gatshme për “zgjidhje diplomatike” me perëndimin sa i takon Ukrainës, por interesat e Rusisë dhe siguria e qytetarëve të saj nuk është e negociueshme.

Në një dalje për mediat vendase, Putin insistoi se ishte gjithnjë i hapur për ‘dialog të sinqertë’. Ai po ashtu vlerësoi gatishmërinë për betejë të forcave të armatosura ruse, për të mbrojtur interesat e kombit.

Trupat ruse qëndrojnë pranë kufijve të Ukrainës. Imazhet satelitore përgjatë 24 orëve të fundit tregojnë trupa dhe pajisje të reja në perëndim të Rusisë dhe më shumë se 100 mjete në një fushë aviacioni në Bjellorusi, pranë kufirit me Ukrainën./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *