Putin: Rusia ka rritur furnizimet me gaz në Evropë

22:39 15/10/2021

Kremlini ka furnizuar  8% më shumë me  gaz blerësit evropianë

Rusia, një nga furnizuesit më të mëdhenj të gazit natyror në Evropë, është akuzuar për ndalimin e qëllimshëm të furnizimeve.

Por presidenti rus deklaroi se Rusia tashmë ka rritur furnizimin me gaz dhe është e  gatshme  të furnizojë  më shumë, ndërsa Evropa po përballet me një krizë energjetike.

Putin theksoi se furnizimet ruse të gazit në Evropë në nëntë muajt e parë të vitit u rritën me 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, duke shtuar se ata mund të vendosin një rekord të ri këtë vit.

Udhëheqësi rus gjithashtu hodhi poshtë pretendimin e Ukrainës se Moska po përpiqej të ndërpriste furnizimet e dërguara përmes territorit ukrainas në pritje të funksionimit të tubacionit Nord Stream 2.

Rusia ka furnizuar  8% më shumë gaz përmes Ukrainës sesa ishte parashikuar nga kontrata ekzistuese e tranzitit,”  ka thënë Putin.

Çmimet e larta të gazit në Evropë ranë të enjten, një ditë pasi presidenti rus tha se vendi i tij mund të shesë më shumë gaz tek blerësit evropianë.

Por teksa ai ndodhej  ditën e mërkurë në forumin “Russian Energy Week”  Putin nuk u ka shpëtuar dot  pyetjeve thumbuese të gazetares të CNBC  Hadley Gamble.

Ai i tha gazetares me eksperiencë në fushën e biznesit  që është shumë e bukur për të kuptuar argumentet e tij komplekse.

Një grua e bukur. Unë i them asaj një gjë, dhe ajo më thotë një gjë komplet tjetër”, tha Putin duke iu drejtuar anëtarëve në panel.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *