Putin shpall mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi

putin shpall mobilizim te pjesshem ushtarak ne rusi
putin shpall mobilizim te pjesshem ushtarak ne rusi

09:22 21/09/2022

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi duke nisur nga kjo e mërkurë. Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, ai tha se ky ishte një hap i domosdoshëm për të siguruar integritetin territorial të Rusisë.

Ai po ashtu tha se Perëndimi donte të shkatërronte Rusinë. Ndërsa Ministri rus i Mbrojtjes tha në një intervistë se mund të thirren rreth 300,000 rusë.

Ndërkohë, vendet perëndimore kanë dënuar planet e Moskës për të mbajtur të ashtuquajturat referendume urgjente në pjesë të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin rus. Administratat në Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia thonë se referendumet do të fillojnë këtë të premte.

SHBA, Gjermania dhe Franca kanë thënë se nuk do t’i njihnin kurrë rezultatet e këtyre votimeve “të rreme”.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai i Ukrainës Zelensky pritet t’u drejtohen liderëve botërorë më vonë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts