Putin shpërblen ushtarët dhe qytetarët e mobilizuar për të luftuar kundër Ukrainës, ja me çfarë i “josh”

putin shperblen ushtaret dhe qytetaret e mobilizuar per te luftuar kunder ukraines ja me cfare i josh
putin shperblen ushtaret dhe qytetaret e mobilizuar per te luftuar kunder ukraines ja me cfare i josh

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka vendosur të paguajë ushtarët dhe qytetarët që u mobilizuan për të luftuar Ukrainën. Pagesa që secili prej tyre do marrë është 195000 rubla ose ndryshe 3200 dollarë.

Një javë më parë Moska deklaroi se “mobilizimi i pjesshëm” i 300,000 rezervistëve ka përfunduar edhe pse kishte hasur probleme. Rreth 2000 njerëz u arrestuan pasi u ngritënnë protestë dhe një pjesë u arratis nga Rusia për ti shpëtuar luftës.

Në një dekret të publikuar në faqen e Kremlinit, Putin tha se pagesa ishte krijuar “për të ofruar masa shtesë të mbështetjes sociale” për ushtarët me kontratë dhe ata që janë thirrur.

Paga minimale mujore që ofrohet për ushtarët me kontratë është 160,000 rubla (2,700 dollarë), ndërkohë që Putin ka menduar që të rrisë rrogat etyre me 500 dollarë më shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts