Putin urdhëron largimin e civilëve nga Kherson

putin urdheron largimin e civileve nga kherson
putin urdheron largimin e civileve nga kherson

10:25 05/11/2022

Ushtria ukrainase dyshon për një taktikë kurthi

Teksa përkujtoi ditën e bashkimit kombëtar në një monument jo shumë larg zyrave të tij në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi evakuimin e banorëve të rajonit të aneksuar të Hersonit në Ukrainë. Ushtria e tij ka humbur javët e fundit shumë nga territoret e pushtuara në këtë rajon, si pasojë e kundërsulmit ukrainas. Shefi i Kremlinit tha se urdhëroi evakuimin pasi civilët nuk kanë pse të vuajnë nga këto luftime, të gjendur sipas tij në rrebeshin e predhave ukrainase.

Deri më tani janë larguar rreth 70 mijë civilë nga mbi 1 milion që numëroheshin para luftës. Hidhen dyshime se ata po detyrohen forcërisht nga rusët për t’u larguar. Ushtarët ukrainas druhen se me evakuimet, rusët po përdorin një taktikë për t’i tërhequr ata në kurth vdekjeje.

“Po na japin shenja sikur po tërhiqen, por thjesht janë në pritje për të nisur një kundërsulm. Besoj është një hile.

Ata thonë se në front janë shtuar ushtarët rusë, shumë prej të cilëve të mobilizuar së fundi. Mediat ndërkombëtare hedhin dyshime se në luftë po përfshihen edhe të burgosur rusë, të cilët në këmbim mund të përfitojnë liri.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts