Putin vendos në siklet shefin e Shërbimit Sekret, videoja bëhet virale!

16:42 23/02/2022

Incidenti ndodhi gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë në Rusi

Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur në siklet kreun e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, Sergei Naryshkin.

Gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit në Rusi Naryshkin nisi të belbëzonte përballë këmbënguljes së Putin që t`i përgjigjej pyetjes nëse e mbështeste apo jo vendimin e tij për të njohur si të pavarura dy rajonet separatiste të Ukrainës lindore të mbështetura nga Kremlini. Shefi i Shërbimit të Inteligjencës së jashtme të Rusisë duket se ngurron fillimisht duke bërë që Putin ta ndërpresë atë disa herë. Këto momente sikleti janë bërë virale në rrjet menjëherë.

Britanikja “The Guardian” thotë se Putin po i bënte presion Naryshkin për të mbështetur vendimin e tij. Ai insistoi dy herë që ai të fliste hapur. Kur Naryshkin tha më pas se ai mbështeste që rajonet e shkëputura të bëheshin pjesë e Rusisë, Putin e qortoi përsëri duke i bëri të ditur se nuk është kjo ajo çfarë po dikutohej por pavarësia e tyre.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts