Putin viziton Bjellorusinë

putin viziton bjellorusine
putin viziton bjellorusine

12:14 19/12/2022

Rusia kryen sulme brutale me dronë në Kiev

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të udhëtojë në Bjellorusi ku do të takojë  homologun e tij bjellorus Aleaksandr Lukashenko, mes spekulimeve se ai mund të përpiqet t’i bëjë presion Minskut që t’i bashkohet luftës në Ukrainë.

Bjellorusia  një nga aleatët më të afërt të Rusisë lejoi që territori i saj të përdorej si pikënisje për pushtimin e Ukrainës nga Moska në shkurt,por  deri më tani nuk është bashkuar drejtpërdrejt në luftë.

Putin e ka përshkruar vizitën e tij  në më shumë se 3 vite si një vizitë pune  dhe pritet të zhvillojë bisedime kokë më kokë me kreun e shtetit bjellorus.

Lukashenko ka  bërë të ditur se nuk ka ndërmend të dërgojë trupat  e tij ushtarake në Ukrainë por zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar prej muajsh se Bjellorusia mund të shërbejë si bazë për një sulm tokësor në Kiev. Megjithatë duket se  presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është i përgatitur për çdo skenar përfshirë edhe atë të një sulmi të mundshëm  që vjen nga territori bjellorus.

Ndërkohë,sipas autoriteteve ukrainase  sulmet ajrore ruse kanë goditur infrastrukturën kritike brenda dhe rreth Kievit. Sistemet e mbrojtjes ajrore  mundën  të shkatërrojnë rreth 15 nga 20 dronë të drejtuar në kryeqytet.

Si pasojë disa banesa u dëmtuan ndërsa raportohet se  aktualisht nuk ka viktima apo të plagosur nga sulmet  në kryeqytet.

Megjithëse Kievi duket se ka qenë  objektivi kryesor i sulmeve të fundit ruse,forcat ruse nuk kanë kursye as qytetet të tjera. Bombardimet ruse kanë vazhduar në rajonin e Kharkiv në verilindje të Ukrainës ku si pasojë 1 person ka mbetur i plagosur.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts