Putin vuan nga Parkinsoni, kanceri  i pankreasit dhe prostatës?

putin vuan nga parkinsoni kanceri i pankreasit dhe prostates
putin vuan nga parkinsoni kanceri i pankreasit dhe prostates

10:58 02/11/2022

Sipas dokumenteve të zbuluara të spiunazhit të Kremlinit, Vladimir Putin vuan nga Parkinsoni dhe kanceri i pankreasit.

Thashethemet për problemet shëndetësore të 70-vjeçarit qarkullojnë prej vitesh pasi besohet se ai ndiqet nga një ekip mjekësh që e monitorojnë vazhdimisht.

Dje u raportua se rrethi i brendshëm i Putinit është i shqetësuar se dobësimi dhe kolla e tij e vazhdueshme po bëhet e dukshme dhe do të shihet nga elitat në Rusi si “shenjë e përkeqësimit të shpejtë të shëndetit të liderit”, sipas kanalit Telegram General SVR.

Kjo media ka pretenduar prej kohësh se ai vuan nga kanceri, pavarësisht këmbënguljes së Kremlinit se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai ka humbur 18 kilogramë në muajt e fundit, sipas Telegram General SVR.

Tani një burim i inteligjencës ruse pranë Kremlinit dyshohet se ka konfirmuar se Putini është diagnostikuar me Parkinson në fazën e hershme dhe kancer pankreatik, sipas emaileve të parë nga The Sun Online.

Emailet e raportuara thonë gjithashtu se ka zëra se ai ka dhe kancer të prostatës, sipas Mirror.

“Mund të konfirmoj se ai është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme, por ajo tashmë po përparon”, pohoi burimi i brendshëm i shërbimeve ruse të sigurisë.

Putini është i mbushur rregullisht me të gjitha llojet e steroideve të rënda dhe injeksione novatore kundër dhimbjeve për të ndaluar përhapjen e kancerit të pankreasit me të cilin u diagnostikua kohët e fundit.

Kjo jo vetëm që shkakton shumë dhimbje, por Putini ka një gjendje të fryrjes së fytyrës dhe efekte të tjera anësore, duke përfshirë humbjen e kujtesës. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts