Putini akuzon Ukrainën për provokime

23:50 08/04/2021

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Ukrainën për ndezjen e veprimeve provokuese në lindje të vendit. Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike kanë diskutuar për rritjen e tensioneve në Ukrainën lindore.

Në javët e fundit janë shtuar përplasjet midis separatistëve pro-Rusisë dhe forcave ukrainase. Frikën për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit e ka rritur edhe një ndërtim ushtarak rus në kufi me Ukrainën. Kremlini në një deklaratë ka bërë të ditur se të dy presidentët shprehën shqetësim rreth përshkallëzimit të tensioneve në juglindje të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, udhëtoi për në lindje të vendit. Ai u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë për mbështetje. Kremlini nuk ka mohuar lëvizjet e fundit të trupave në kufi me Ukrainën, por ka këmbëngulur se Moska nuk paraqet asnjë kërcënim.

Të dy udhëheqësit, Putin dhe Merkel, diskutuan gjithashtu edhe për konfliktin në Siri dhe krizën politike në Libi si dhe për kritikun e Putinit Alexei Navalny i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një nga burgjet më të këqija në Rusi. Merkel kërkoi nga kreu i Kremlinit respektimin e të drejtave të opozitarit dhe lirimin e tij.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *