“Putini do të jetë sërish president”, Lukashenko: Lufta mund të ishte shmangur, tani mund të ndalet

putini do te jete serish president lukashenko lufta mund te ishte shmangur tani mund te ndalet

“Lufta në Ukrainë mund të ishte shmangur”. Kështu deklaroi presidenti bjellorus Aleksandr Lukashenko, i cili gjatë një interviste me gazetaren ukrainase Diana Panchenko komentoi konfliktin mes Moskës dhe Kievit.

Sipas udhëheqësit të Minskut, “është e nevojshme dhe e mundur” të ndalet lufta “në çdo moment, madje edhe tani”.

Duke u ndalur te zgjedhjet presidenciale në Rusi, Lukashenko tha se Putini do të zgjidhet sërish president.
“Presidenti i ardhshëm në Rusi do të jetë Putin”, tha ai. Zgjedhjet presidenciale 2024 mund të mbahen në mars dhe Putini, pas reformës kushtetuese, mund të kandidojë për një mandat të tretë radhazi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts