“Putini me njërën këmbë….”, ekspertët: Eskalimi i konfliktit Rusi-Ukrainë do të ketë efekte edhe në Kosovë

Tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit mbi Ukrainën duket se janë ulur paksa, pasi Moska tha se ka tërhequr disa prej trupave të saja të vendosura pranë kufirit, një pretendim që shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e quajti “hapësirë për optimizëm të matur”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ende nuk ka parë sinjale në terren që mbështesin pretendimin rus, edhe pse tha se ka indikacione nga Moska se ka vullnet për të vazhduar dialogun dhe ka krijuar hapësirë për shpresë se kjo krizë mund të shmanget.

Megjithatë një luftë ruso-ukrainase mund të ketë ndikim në mbarë Evropën përfshirë edhe Kosovën.

Profesori universitar Ibrahim Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se efekti i parë i këtij konflikti do të ishte në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nëse atje eskalon situata do të kemi një stagnim në procesin e dialogut, pasi do të kemi shpërqendrim të vëmendjes nga fuqitë e mëdha, nuk e di a do të jetë i përkohshëm apo në periudhë më afatgjatë”, tha Gashi.

Eksperti i sigurisë Drizan Shala thotë se Putini po përdorë metodat si Vuçiçi.

“Putini me njërën këmbë është në tentim për të bashkëpunuar me Evropën e në anën tjetër flirton me Kinën. Vuçiçi në njërën anë bashkëpunon me BE-në e në anën tjetër pansllavizmin me Rusinë”.

Analisti Dardan Gashi thotë se rasti i Ukrainës dhe Gjeorgjisë më parë është tregues për ne se dialogu duhet të përmbyllet sa më shpejt.

“Qysh e braktisi Gjeorgjinë e Ukrainën, perëndimi mund të na braktisë edh neve. Prandaj duhet ta forcojmë sovranitetin e ky bëhet duke u anëtarësuar në OKB sa më parë. Prandaj shtyrja e dialogut është e rrezikshme, sepse mund të vijë një moment kur kjo që iu ndodhi Ukrainës e Gjeorgjisë mund të na ndodh neve”.

Analisti Ylli Hoxha thotë se Kosova padyshim që preket nga konflikti Rusi-Ukrainë.

“Ballkani gjithmonë ka qenë vendi ku puqen interesat gjeostrategjikë të tri palëve: BE, Rusi, Turqi. Por jemi me fat që vonë është kyçur edhe SHBA. Gatishmëria e Gjermanisë dhe Turqisë për të bërë kompromise me Rusinë gjithmonë iu ka kushtuar popujve tjerë”.

Profesori Arben Fetoshi thotë se shtrenjtimi i çmimeve në përgjithësi është rezultat i drejtpërdrejtë edhe i krizës Rusi-Ukrainë.

Ai thotë se Rusia ka një angazhim permanent në Ballkan duke zhvilluar një luftë hibride.

“Ajo që po ndodh në Ukrainë është imituar plotësisht edhe nga Vuçiçi. Në njërën anë bota ruse, e në anën tjetër bota serbe”, deklaroi Fetoshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com