Putini si Hitleri, sëmundja e rëndë që “pushtoi” dy liderët famëkeq, çfarë zbuloi videoja me Lukashenkon që po bën të flasin të gjithë (VIDEO)

putini si hitleri semundja e rende qe pushtoi dy lideret famekeq cfare zbuloi videoja me lukashenkon qe po ben te flasin te gjithe video
putini si hitleri semundja e rende qe pushtoi dy lideret famekeq cfare zbuloi videoja me lukashenkon qe po ben te flasin te gjithe video

Një ditë më parë mediat e huaja publikuan një video, ku shihej Presidenti rus, Vladimir Putin duke iu dridhur duart. Imazhet në fjalë shtuan më shumë dyshimet mbi shëndetin e liderit të Kremlinit, që thuhet sistematikisht kohët e fundit që vuan nga një sëmundje.

Video është fiksuar gjatë takimit që Putini pati me liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko. Lideri rus, shfaqet duke iu dridhur duart në mënyrë të pa kontrolluar gjatë takimit me mikun e tij. Kjo nxiti spekulime të mëtejshme për gjendjen e tij shëndetësore pasi pamjet dhe imazhet u shfaqën që tregonin fytyrën e tij të fryrë. Për analogji, mediat kanë risjellë disa fakte nga Adolf Hitler dhe gjendjen e tij të dobët shëndetësore teksa Gjermania përballej me humbjen totale në Luftën e Dytë Btorërore.

Imazhet ishin nga të fundit që ai u pa gjallë dhe shfaqej jashtë bunkerit të tij në Berlin.
duhej të tregonte se si Hitleri ishte ende në komandë, edhe kur trupat e Bashkimit Sovjetik mbylleshin në kryeqytet.

Klipi, i cili u zbulua në një laborator filmi në Gjermaninë Lindore në vitet 1970, tregoi dorën e majtë të liderit nazist duke u dridhur fuqishëm teksa ai e mbante pas shpine, për të shmangur skenat e “turpshme”.

Historiani britanik Richard Evans tregoi më parë se si Hitleri filloi të shfaqte simptoma të sëmundjes së Parkinsonit në fillim të luftës.
Përveç dëmtimit të proceseve të të menduarit, Parkinson mund të dëmtojë qëndrimin dhe kontrollin e muskujve.
Hitleri vrau veten brenda bunkerit të tij, i cili ishte ndërtuar pranë Kancelarisë së Rajhut të Berlinit, më 30 prill 1945.
Vrasësi masiv i mori jetën edhe gruas së tij Eva Braun, me të cilën ishte martuar një ditë më parë.
Deri atëherë, Gjermania ishte në prag të humbjes totale kundër forcave aleate dhe ruse.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts