Putini: Zelensky, hebreu që ‘mbulon glorifikimin e nazizmit’

23:14 05/09/2023

Frustrimi po rritet në radhët e ushtrisë ruse në frontin e Ukrainës. E tregojnë përgjigjet e zbulimit ukrainas: ushtria ruse po pëson humbje të mëdha njerëzore e në disa rajone të frontit mungesë municioni.

Strategjia e kundërsulmit po funksionon dhe tani Rusia u detyrua të transferojë trupat e saj elitë nga rajonit i Luhanskut në frontin e Zaporizhias ku ushtria ukrainase ka përparuar thellë në territorin e armikut.

Në mungesë të trupave rezervë komanda ruse është e detyruar të lëvizë ushtarët nga një rajon në tjetrin. Tani ushtria ukrainase ka kaluar linjën e parë mbrojtëse, të ashtuquajturën linja Surovikin dhe po nxiton në drejtim të brigjeve të Detit Azov.

Përparime janë shënuar edhe në frontin e Bakhmutit në rajonin lindor të Donetsk-ut dhe këtu presidenti Volodymyr Zelenskiy erdhi personalisht për të përgëzuar forcat. I shoqëruar nga komandanti i forcave tokësore, gjeneral kolonel Oleksandr Syrskyi, Zelenskiy falenderoi ushtarët për shërbimin e tyre. Ukraina tha të hënën se trupat e saj rifituan më shumë territor në frontin lindor dhe po përparojnë në jug.

Pavarësisht humbjeve të mëdha në njerëz dhe pajisje ushtarake, për presidentin Vladimir Putin, shqetësim është origjina hebraike e presidentit Zelensky. Ai tha në një intervistë televizive, pa përmendur prova, se fuqitë perëndimore kanë instaluar Volodymyr Zelenskiyn, i cili është me origjinë hebreje, për të mbuluar glorifikimin e nazizmit.

“Udhëheqësit perëndimorë vendosën një hebre, një person me rrënjë hebreje, trashëgimi hebreje në krye të Ukrainës moderne. Duke bërë këtë, për mendimin tim, ata duan të mbulojnë thelbin çnjerëzor të shtetit aktual ukrainas, themelin mbi të cilin është ndërtuar. Dhe kjo e bën të gjithë situatën krejtësisht të neveritshme.”

Duke justifikuar veprimet e ushtrisë së tij në Ukrainë, Putini akuzon liderët e Kievit se janë neonazistë që ndjekin një politikë “gjenocidi” ndaj rusishtfolësve. Putini po u përgjigjej pyetjeve të një gazetari dhe komentet e tij u transmetuan në televizionin shtetëror rus.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts