“Pyes veten kjo urrejtje dhe hakmarrje kaq e madhe çdo të sjellë?”/ Papa Françesku reagon për konfliktin Palestinë – Izrael: E papranueshme!

“E papranueshme”. Kështu e ka konsideruar kofliktet mes Izraelit dhe Palestinës, Papa Françesku. Papa gjithashtu e përkufizoi këtë konflikt, si shkatërrimi së ardhmes.

Në meshën e ditës së diel, Papa u lut për paqe, qetësi dhe kërkoi nga autoritetet ndërkombëtare për të ndërmjetësuar në ngërçin e krijuar në Lindjen e Mesme.

“Pyes veten: kjo urrejtje dhe hakmarrje, çfarë do të sjellë? A mendojmë vërtet se mund të ndërtojmë paqe duke shkatërruar tjetrin? Në emër të Zotit, i cili krijoi të gjitha qeniet njerëzore të barabarta në të drejtat, detyrat dhe dinjitetin dhe janë thirrur të jetojnë si vëllezër, unë apeloj për qetësi dhe t’i jepet fund dhunës”, u shpreh Papa.

Sulmet ajrore izraelite kanë goditur qytetin e Gazës për ditë me radhë ndërsa luftimet e ashpra kanë shpërthyer midis Izraelit dhe militantëve të territorit Hamas.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se 10 gra dhe tetë fëmijë ishin midis 26 personave të vrarë në sulmet ajrore të së dielës, me 50 të tjerë të plagosur në sulm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *