“Qan si fëmijë”/ Çavuşoğlu sulmon homologun grek: Mbështesim ndarjen e drejtë, do të mbrojmë me çdo kusht të drejtat tona

Ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu e kritikoi dhe një herë Greqinë për qëndrimin e saj në Mesdheun Lindor, dhe theksoi se vendi i tij nuk ka për të lejuar që të injorohen të drejtat dhe interesat e tij.

Gjatë një interviste televizive, kryediplomati turk e sulmoi ashpër homologun grek, Nikos Dendias, duke thënë se ai “qan si fëmijë”.

“Në çdo takim të mundshëm ndërkombëtar, Dendias qan e ankohet për Turqinë. Të gjitha këto, padyshim vijnë nga një kompleks inferioriteti se nuk ka shpjegim tjetër”, u shpreh Cavusoglu, që nënvizoi në fjalën e tij përpjekjet e vazhdueshme të Athinës për të përfshirë edhe palë të treta në tensionet e Mesdheut Lindor.

Ministri shtoi se Ankaraja nuk do të lejojë asnjë lëvizje që të ndryshojë ekuilibrat në rajon. “Ne e mbështesim ligjin ndërkombëtar. Mbështesim ndarjen e drejtë. Por kur ata përpiqen të na heqin të drejtat tona, atëherë do të bëjmë gjithë çfarë është e nevojshme për t’i mbrojtur ato, në tryeza bisedimesh por edhe në terren. Jemi në të drejtën tonë, dhe jemi të gatshëm ta mbrojmë atë deri në fund”, tha Cavusoglu.

 

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *