“Qarku i Elbasanit në kufi me Italinë, ka dalje në det”- Deputeti i PD sqaron deklaratën: Ishte hiperbolë për të kuptuar problematikën! Si bir i krahinës dua t’i kujtoj se…








Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka sqaruar deklaratën e bërë sot prej tij në Komisionin e Ligjeve, ku ndër të tjera u shpreh se qarku i Elbasanit shtrihet nga Maqedonia e Veriut deri në kufi me Italinë.

Sula thotë se fshati i fundit i Peqinit në kufi me Rrogozhinën, është 10 km larg bregdetit, dhe e kishte përdorur si hiperbolë kufizimin me Italianë, që të kuptohej problematika e mungesës së prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore.

“Disa “dashamirës” mediash pranë qeverisë e kanë keqinterpretuar qëllimisht fjalën time dhe e kanë lidhur me dobësi të njohurive gjeografike”, shprehet Sula në sqarimin e tij në rrjetet sociale.

Deklarata

Në dy vitet e fundit mediat ulën vëmendjen ndaj aktivitetit të Kuvendit me të drejtë sepse parlamenti u bë monopartiak.

Në këtë legjislaturë Partia Demokratike po ushtron deryrën e saj duke u bërë kontrollor i qeverisë. Kjo ka sjellë vëmendje të shtuar të opinionit publik tek aktiviteti i Kuvendit. Jam i kënaqur që falë mediave, qofte edhe atyre pranë qeverisë të bëhem lajm për problematikat që ngre.

Rasti i fundit ishte sot në Komisionin e Ligjeve ku teksa kishim përpara përfaqësuesit e KPL-së shpreha shqetësimin për ndryshimin e hartës së re gjyqësor që synohet të bëhet.

Shembull mora qarkun e Elbasanit. Për ata që nuk e dinë, si bir i asaj krahine dua t’i kujtoj se ai kufizohet me Maqedoninë e Veriut dhe shkon deri në fshatin e fundit të Peqinit në kufi me Rrogozhinën jo më shumë se 10 km larg bregdetit, aktualisht vetëm një prokurori qëndrore. Sigurisht ajo që thash se kufizohet me Italinë ishte një hiperbolë e përdorur në komunikim për të kuptuar problematikën reale.

Por disa “dashamirës” mediash pranë qeverisë e kanë keqinterpretuar qëllimisht fjalën time dhe e kanë lidhur me dobësi të njohurive gjeografike. I ftoj të mos më qajnë hallin në këtë aspekt.

Qëllimi i deklaratës sime ka qenë që të sjell në vëmendjen e organeve të drejtësisë mundimin e qytetarëve që bëjnë me orë udhëtim me makinë për të ardhur deri tek Prokuroria Elbasanit, imagjinoni sa shumë avari u hapet atyre.

Gjithësesi, për këdo që ka ndonjë merak për njohuritë e mia gjeografike e ftoj të vijë me mua të ecim skajeve të krahinës që unë përfaqësoj vecse siperfaqja aty nuk matet me metra por me halle njerezore qe askush nuk duhet të ketë frike t’i flasë.

LEXO EDHE:

Harta e re gjyqësore/ Deputeti i PD-së “këput” gafën në Komisionin e Ligjeve: Qarku i Elbasanit që shtrihet nga Maqedonia deri në kufi me Italinë…

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *