Qazim Kokoshi, firmëtari i Pavarësisë që u burgos dhe vdiq nga torturat e sistemit komunist në burg, rrëfimi i trashëgimtares në Vila24

qazim kokoshi firmetari i pavaresise qe u burgos dhe vdiq nga torturat e sistemit komunist ne burg rrefimi i trashegimtares ne vila24
qazim kokoshi firmetari i pavaresise qe u burgos dhe vdiq nga torturat e sistemit komunist ne burg rrefimi i trashegimtares ne vila24

Shpallja e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali u deklarua në Kuvendin e Vlorës. Menjëherë pas saj, Asambleja formoi qeverinë e parë të pavarur, të kryesuar nga Ismail Qemali, si dhe Këshillin e të Urtëve të njohur ndryshe edhe si Pleqësia.

Në një lidhje skype në Vila24 Senie Kokoshi, trashëgimtarja e firmëtarit të aktit të Pavarësisë në 1912-tën, Qazim Kokoshi tregoi sesa me emocion pritet kjo ditë në familjen e saj.

[embedded content]

“ Qazim Kokoshi ishte një patriot vizionar, një aktivist i shquar i çështjes shqiptare që luftoj e punoi pa rreshtur për kombin e lirinë e Shqipërisë. Familjen tonë e lidhin shumë gjëra me këtë datë, akti i Pavarësisë erdhi si rezultat i një pune të bërë prej shumë vitesh nga Qazim Kokoshi dhe patriotë të tjerë.
Ai vdiq nga torturat në burg në vitet 1947 pasi ishte arrestuar nga sistemi komunist i kohës. Unë duke qenë vajzë e familjes kam dëgjuar shumë që e vogël për aktin e Pavarësisë, jam rritur me frymën për të dashur atdheun tim edhe pse shumë dorëshkrime , vepra na janë marrë dhe djegur nga sistemi”- tha Kokoshi për News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts