
Presidenti francez Emmanuel Macron, në një intervistë për mediat ka thënë se fokusi i qeverisë franceze tashmë është zhvillimi i industrive të gjelbra, energjisë bërthamore,si edhe rritja e efikasitetit të shërbimeve publike.
Sa i përket tensioneve që shoqëruan Francën në fillim të verës, Macron tha se vendi ka nevojë për një rikthim të pushtetit në çdo nivel dhe se pasi fokusi do të jetë tek familja, ndërsa ka shtuar se është e domosdoshme mbrojtja e kufijve të Europës.
Lidhur me çështjen e kuadrit të ri legjislativ për emigracionin, Emmanuel Macron siguroi se “qeveria ka vullnetin për të ndërtuar kuadrin e ri së bashku me çdo opozitë konstruktive”.
“Ne duhet të mbrojmë më mirë kufijtë e përbashkët të Evropës. Ne duhet të reformojmë ligjet tona. Ky është qëllimi i këtij ligji të ri”, theksoi kreu i shtetit francez.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al