
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Napoli të Italisë. Dy të rinj, të moshës 26 dhe 27 vjeç u qëlluan për vdekje në provincën Herculaneum.
Karabinierët e Compagnia di Torre del Greco dhe njësia hetimore e Torre Annunziata, të koordinuara nga prokuroria e
Napolit, po hetojnë për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e vrasjes së dyfishtë.
Mësohet se dy të rinjtë, të dy studentë, ndodheshin në një makinë kur u qëlluan nga disa të shtëna me armë zjarri.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al