Qëllohet me çifte 40-vjeçarja, autori zhduket në rrugicat e …

qellohet me cifte 40 vjecarja autori zhduket ne rrugicat e
qellohet me cifte 40 vjecarja autori zhduket ne rrugicat e

Një grua mbeti e vrarë pasi u qëllua me armë pasditen e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në Via degli Orseolo, një periferi jugperëndimore e Romës.
Siç raporton RomaToday , viktima është një fizioterapiste rreth 40 vjeç.

Sulmuesi ishte një burrë i cili ishte në një makinë të vogël.

Sipas raportimeve, viktima ishte duke ecur në këmbë.

Via degli Orseolo është një rrugë pa krye, me vetëm një hyrje. Një rrugë shumë e ngarkuar, ku ndodhen dhjetëra dyqane. Burri dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu të prerë dhe jo me pistoletë siç është raportuar më parë.

Më pas ai u zhduk. Pas disa tentativave për ta ringjallur deri në 118, gruaja u deklarua e vdekur.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts