Qëllohet në kokë gazetari holandez

17:22 07/07/2021

Lirohen tre të dyshuarit, gazetari u plagos sapo doli nga një studio televizive

Një gazetar i shquar holandez, i njohur për raportimet e tij për krimin, Peter R. de Vries, po lufton për jetën , pasi u qëllua në një rrugë të Amsterdamit.

Autoritetet holandeze shoqëruan tre të dyshuar dhe pasi u morën në pyetje i lanë të lirë.

[embedded content]

“Ai u plagos rëndë dhe po lufton për jetën ”, tha kryetarja e bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema në një konferencë me gazetarët. “Ai është një hero kombëtar për të gjithë ne. Një gazetar i rrallë, i guximshëm, që pa u lodhur kërkoi drejtësi”.

Gazetari u qëllua disa minuta pasi u largua nga një studio televizive në qendër të Amsterdamit Policia po bën thirrje për dëshmitarë dhe pamje të të shtënave, ndërsa po kërkon që këto materiale të mos ndahen në rrjetet sociale.

Gazetari DE VRIES fitoi çmimin ndërkombëtar Emmy në vitin 2008 për punën e tij në hetimin e zhdukjes së adoleshentes amerikane Natalee Holloëay në Aruba, në vitin 2005.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *