Qëlloi me shuplakë Presidentin e Francës, zbulohet çfarë tha autori, Macron pas incidentit…

FRANCA

Ende ka dyshime për motivet që çuan në incidentin në Drome mes Presidenti të Francës, Emmanuel Macron dhe autorit që e qëlloi me shuplakë.

Djali me bluzë jeshile dhe syze përveç thirrjes ‘’Poshtë Makronia’’ bërtiti edhe  “Montjoie Saint Denis”. Mediat franceze shkruajnë se ky togfjalësh ishte thirrje lufte nga ushtritë franceze kur vendi ishte ende monarki.

Ndërkohë Macron e mori me sportivitet këtë ngjarje pasi pas goditjes me shuplakë qëndroi sërish afër turmës duke biseduar për disa sekonda me një person tjetër në anën e kundërt të barrierave metalike.

Presidenca franceze nuk ka komentuar ngjarjen, por ka bërë me dije se u bë një tentativë për sulm ndaj Macron. Kryeministri francez nga ana tjetër, Jean Castex e cilësoi një fyerje të demokracisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *