Qëlloi për vdekje gruan me 14 plumba, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari

Është arrestuar me burgim të përjetshëm Bajram Velija, shqiptari nga Prizreni i cili akuzohet se ka vrarë me 14 plumbave gruan e tij, Armenda Aliu.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i viktimës, Arianit Koci, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Vrasësi i gruas së vet, Armenda Aliu Velija, u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata, ashtu si e kam propozuar në cilësinë e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, e ka dërguar porosinë në shoqërinë tanë: tash e tutje, vrasjet e grave do të dënohen maksimalisht. Përndryshe, ky vendim i guximshëm po e kthen besimin në sistemin e drejtësisë”, shkruan Koci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *