Qëlluan për vdekje me snajper të riun në Vlorë, autorët për të fshehur gjurmët dogjën BMW-në dhe…

qelluan per vdekje me snajper te riun ne vlore autoret per te fshehur gjurmet dogjen bmw ne dhe
qelluan per vdekje me snajper te riun ne vlore autoret per te fshehur gjurmet dogjen bmw ne dhe

Policia e Vlorës ka dhënë të tjera detaje në lidhje me vrasjen e të riut mbrëmë, i cili u qëllua me snajper në banesën e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Nga sulmi i vrarë mbeti Gëzim Sinomati. Ndërkohë, autorët e krimit pasi u larguan nga vendi i ngjarjes, dogjën mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

NJOFTIMI I POLICISË
Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç.
Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.
Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët. Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts